Ndërron jetë oficerja e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Gjyle Grajqevci

0
420
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurës tuaj, e bashkpuntores tonë, Gjyle Grajqevci Hoxha.
Znj. Grajqevci- Hoxha dha një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës, prandaj humbja e saj është humbje e madhe për SHKK-në.
Përkushtimi në punë dhe në secilën detyrë që i është besuar, dashuria për profesionin, bëjnë që znj. Grajqevci- Hoxha të mbetet në kujtesën SHKK-së, të miqve dhe kolegëve.
Andaj, për shkak të pandemisë dhe pamundsisë për pjesëmarrje në varrim,Ju lutem që në emër të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
Me respekt,
Nehat THAÇI
Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës