Ndërron jetë nga koronavirusi gruaja shtatzënë 29-vjeçare në QKUK

0
38
ILUSTRIM

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se sot, në Mjekimin Intensiv Qendror Covid, ka ndërruar jetë një grua shtatëzënë nga komuna e Prizrenit, e lindur në vitin 1991.

Ajo ishte e diagnostikuar me Covid-19, dhe fillimisht ishte pranuar në Klinikën Infektive, por për shkak të komplikimeve, ishte transferuar në njësinë intensive Covid.

Në ritestimin e datës 17 nëntor, ajo kishte rezultuar negativ, por vazhdonte të kishte gjendje të rënduar shëndetësore.

Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi shëndetësorë, ajo pas disa ditësh mjekimi nuk arriti të mbijetonte.