Ndërron jetë në moshën 102 vjeçare arkitekti i piramidës së Louvre-it në Paris

0
45

Ka ndërruar jëtë në moshën 102 vjeçare arkitekti i piramidës së Luvrit, Ieoh Ming Pei.

Arkitekti është i njohur për dizajnimin e shumë ndërtesave të famshme, përfshirë piramidën e qelqtë të Luvrit në Paris.

Kujojmë një nga kryeveprat e tij ,atë të Muzeut Islamik të Artit në Doha të Katarit në vitet e 80’, të cilin arkitekti e dizenjoi mbi të 60-tat.

Projektet e Pei janë të njohura për saktësinë e gjeometrisë, sipërfaqes së rrafshët dhe dritës natyrale.

Pei ka qenë i lindur në Guangzhou më 1917 dhe më pas ka emigruar në SHBA në moshën 18 vjeçare ku ka studiuar në Pennsilvania, MIT dhe Harvard.

Figura e tij është nderuar, duke u kujtuar se si ia kushtoi jetën projektimit të strukturave ikonike në gjithandej botës.