Ndërron jetë e njohura Montserrat Caballe

0
393

Në moshën 85 vjeçare ka ndërruar jetë sot këngëtarja e njohur e operës spanjolle Montserrat Caballe. Funerali i sopranos së famshme do të bëhet të hënën në Barcelonë.

Gjatë jetës ajo u përkushtua në aktivitete të bamirësisë dhe ishte ambasadore e vullnetit të mirë në UNESCO.

Caballe zbuloi talentin e saj qysh në moshën shtatë vjeçare derisa këndoi këngët e Bach.

Ajo ka luajtur 90 role të operës me rreth 4 mijë shfaqje në skenë.

Në vitin 1954 ajo kishte fituar medaljen e artë në shkollë. Studimet për operën i vazhdoi në Miano. Në vitin 1956 u bashkua me Operën e Bazelit. Në po atë vit ajo luajti rolin e saj të parë të rëndësishëm në La Boheme të Puccinit.

Caballe u bë këngëtare kryesore me Opera Bremen. Ajo adhurohej për pastërtinë e zërit të saj, dhe konsiderohej recitaliste për këngët e Spanjës.

Është kjo e famshmja Caballe që të gjithë e kujtojnë për këngën e saj me Freddie Mercury që u bë himn në lojërat olimpike në Barcelonë në vitin 1992.

Dueti  i famshëm “Barcelona” ishte hit dhe mbetët ende më e pëlqyera për shumë njerëz.

Ajo u shfaq live me këtë këngë e shoqëruar nga një regjistrim i Mercury-t në të ndjerë në finalen e Ligës së Kampionëve në futboll në vitin 1999 në Camp Nou të Barcelonës.

Sot, kur ajo u nda nga jeta, bota vërshoi me mesazhe përkujtimi për të. Ajo konsiderohet frymëzim për të gjithë.

Caballe do të mbahet mend për teknikën e saj të këngëve dhe interpretimeve në rolet e Rossinit, Bellinit dhe Donizetit.

Ajo kishte edhe një fondacion për fëmijët në nevojë në Barcelonë.

Caballe u martua me tenorin spanjoll Bernabe Marti në vitin 1964, me të cilin kishin dy fëmijë,  Bernabe Marti Jr dhe Montserrat Marti, një soprane e suksesshme./Oxygenpress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu