Ndalohet përdorimi i motorëve të borës në pistën e skijimit në Brezovicë

0
58

Pas kërkesave të shumta nga vizitorët, që këto ditë dimri po kalojnë pushimet e tyre në Qendrën Turistike në Brezovicë, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka kërkuar që gjatë fundjavës, nga ora 9:00 deri në orën 16:0 të ndalohet përdorimi i motorëve të borës në pistën e skijimit, njofton AMMK.

Kjo kërkesë dërguar edhe Policisë së Kosovës, ka për qëllim parandalimin e rrezikun që vjen për vizitorët që gjatë fundjavës janë në numër të shtuar nga përdorimi i motorëve të borës në pistën e skijimit, e në veçanti për fëmijët për të ruajtur shëndetin e tyre, përcjell OxygenPress.

Agjencia njofton se stafi i AMMK në Qendrën Turistikë në Brezovicë do të ofrojë informata shtesë të gjithë vizitorëve për zonën e saktë të ndalimit të përdorimit të motorëve të borës./OxygenPress.info