Ndalohet për 48 orë i dyshuari që kanosi prokurorin e Prokurorisë Speciale

0
37

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, dje, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë, personin me inicialet H.M., në drejtim të veprës penale ”Kanosje”.

I njëjti është dërguar në mbajtje, pasi dyshohet se ka kanosur një prokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, brenda objektit të këtij institucioni, njofton Klan Kosova.

Kujtojmë se Prokurori i Shtetit është i lirë në ushtrimin e funksionit kushtetues dhe ligjor në hetimin dhe ndjekjen e kryerësve të veprave penale, prandaj raste të tilla do të trajtohen me prioritet të lartë dhe seriozitet.