Ndalohen vikendet për të dënuarit, ndërsa lejohen vizitat e lira dhe vizitat familjare

0
43

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se nga data, 11 janar 2021, do të ndalojë përkohësisht lejimin e vikendeve për të dënuarit. 

Si masë lehtësuese, do të vazhdohet me vizitat e lira dhe vizitat familjare. 

Për vizitat e lira, me qëllim të mbrojtjes nga pandemia COVID 19, kërkohet që për aprovimin e vizitës së lirë, vizitori/ja të sjellë me vete testin me rezultat negativ në COVID 19, i cili duhet të jetë jo më i vjetër se 72 orë. 

Vizitat familjare do të vazhdohen me pranimin e vetëm një (1) anëtari të familjes. Gjatë vizitës, vizitorët dhe të burgosurit janë të obliguar të respektojnë masat anticovid, ( dezinfektues, distancën sociale, vendosjen e maskës). 

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.