Ndalohen pesë persona për rrëmbimin e dy shtetasve maqedonas, në mesin e tyre dy zyrtarë policorë

0
113

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar pesë persona për 48 orë për veprën penale “Rrëmbimi”.

Të pandehurit V.K., B.N., M.I., F.S., dhe V.K. më 16 shkurt 2021, me qëllim të përfitimit material, kanë rrëmbyer dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët i kanë mbajtur në një vilë në fshatin Stanishor të Novobërdës, njofton Klan Kosova.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndërmarrë këto veprime në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, pasi që në mesin e të pandehurve janë dy zyrtarë policorë.

Prokurori i rastit, brenda afatit ligjor ndaj të pandehurve do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjilan.