Ndahet Çmimi Nobel për Ekonomi

0
107

Dy ekonomistë amerikanë, William Nordhaus dhe Paul Romer kanë fituar këtë vit çmimin Nobel për Shkencat Ekonomike, nga Akademia Mbretërore suedeze e Shkencave.

Nordhaus dhe Romer kanë hartuar metoda që trajtojnë disa nga çështjet më themelore të kësaj kohe, si mirëqenia e popullsisë së botës dhe rritja afatgjatë e qëndrueshme në ekonominë botërore.

Ekonomisti Paul Romer përmes hulumtimeve ka treguar se akumulimi i ideve mbështet rritjen ekonomike afatgjatë. Ai ka demonstruar se si forcat ekonomike qeverisin gatishmërinë e firmave për të prodhuar ide dhe novacione.

Ndërkohë që hulumtimi i Nordhaus ka treguar se si aktiviteti ekonomik ndërvepron me kiminë bazë dhe fizikën për të prodhuar ndryshime klimatike./OxygenPress.info

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here