Ndahen bursa për 100 të rinj për studime ne SHBA

0
51

Këshilli Amerikan për Arsim Ndërkombëtar njofton se me rastin e arritjes së burses së 100-të, Fondit Kosovaro Amerikan për Edukim organizon gala mbrëmjen “The Night of The Rising Stars”.

Ngjarja mbahet të premten, me 7 dhjetor.

“The Night of the Rising Stars” tashmë organizohet për radhë të tretë dhe ka për qëllim inaugurimin e një momenti të veçantë për programin KAEF, me rastin e ndarjes së bursës së 100-të për të rinjtë e talentuar kosovarë, që t’i vijojnë studimet e magjistraturës në SHBA.

Mbrëmja ka karakter mirënjohjeje, ndërveprimi dhe argëtimi me program muzikor të pregatitur nga shkolla muzikore Misbah and Friends, dhe një performancë të këngëtares nga Shqipëria, Marsela Çibukaj.

Për ta vijuar natyrën e bëmirësisë me qëllim të rritjes së fondeve për KAEF, do të mbahet një llotari ku janë të përfshira çmime atraktive dhe befasuese si fanellë dhe topa futbolli të nënshkruar nga futbollisti i njohur Lorik Cana dhe çmime të tjera të cilat do të shpalosen gjatë gala mbrëmjes”, thuhet në njoftim.

Fondi Kosovaro Amerikan për Edukim (KAEF), i themeluar me fonde fillestare nga Agjensioni i Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, në vitin 2005, ofron bursa për studime master në disa prej universiteteve më prestigjioze amerikane.

Të gjitha përfitimet nga shitja e biletave do të kontribuojnë në fondin e bursës KAEF./OxygenPress.info.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu