NBC, gati të paguajë miliona dollarë për rikthimin e Meghan Markle në televizion

0
67

Ekziston një mundësi e vogël që ish-aktorja amerikane dhe aktualisht bashkëshortja e princit Harry, dukesha e Sussex Meghan Markle të kthehet në televizion.

Dailymail raporton se NBC dëshiron që të Meghan të marrë përsëri rolin e saj në serialin “Suits” dhe është e gatshme të paguajë miliona dollarë për këtë.

Skuadra e “Suits” po kërkon vetëm një regjistrim të shkurtër, një klip 2 minutësh që mund të xhirohet edhe në Angli.

Sipas burimit, xhirimet mund të bëhen brenda ditës dhe historia mund të pasqyrojë jetën aktuale të Meghan – shtatzanë dhe e lumtur, duke jetuar me bashkëshortin e saj Mike (bashkëshorti në film) në Angli.

Kjo nuk duket si diçka që mbretëresha do e aprovonte, por me një pagë potenciale prej 6 milionë dollarësh që do të shkojë për bamirësi, kjo nuk duket dhe aq e pamundur./Atsh