NASA synon të kthehet në Hënë me 12 eksperimente të reja

0
42

Pas 50 vjetësh të uljes historike të ”Apollo 11”, NASA synon të kthehet në Hënë me 12 eksperimente të reja.

Eksperimentet e reja janë pjesë e një programi më të gjerë të NASA-s, këtë herë për të qëndruar atje dhe për ta përdorur Hënën si një trampolinë për një udhëtim më të largët dhe ambicioz, atë drejt planetit Mars.

“Afërsia e Hënës me Tokën e bën atë një pikë të vlefshme fillestare për eksplorimin njerëzor”, tha shefi ekzekutiv i NASA-s, Jim Bridenstine.

Agjencia amerikane e hapësirës ka në plan të ndërtojë një stacion hapësirë ​​ rreth Hënës, ”Lunar Gateway”.

“Hëna ka, në fakt, një vlerë shkencore dhe një potencial të madh për prodhimin e burimeve të vlefshme të tilla si ujë dhe oksigjen,” shtoi Bridenstine.

Eksperimentet do të shkojnë nga studimi i rrezatimit në sipërfaqen e Hënës në përbërjen e Tokës, nga analiza e sasisë së hidrogjenit tek studimi i atmosferës hënore dhe fushës magnetike./alsat