Narcisistët, shkatërrojnë lumturinë, mendjen, shpirtin dhe jetën tuaj

0
645

Narcisti është një manipulues, të cilit i mungon plotësisht ndjeshmëria dhe qëllimisht shkakton dhimbje ndaj të tjerëve pa asnjë keqardhje apo ndjenjë përgjegjësie.

Një sociolog i shkëlqyer i marrëdhënieve njerëzore , Zygmunt Bauman, ka shkruar:”Sot marrëdhëniet mes njerezve kane ndalur të jenë zona të sigurisë, mirëqenies, qetësisë dhe jane kthyer ne një burim te pafund te anktheve dhe problemeve”.
Profesori i mençur dhe i vëmendshëm polak nuk ishte i butë në gjykimet e tij, por ai sigurisht theksoi një aspekt që vihet re gjithnjë e më shumë në jetën tonë: vështirësia për të pasur marrëdhënie pozitive dhe shkëmbime të frytshme me njeri-tjetrin.😩
Përkundrazi, jane ne rritje situatat në të cilat marrëdhëniet njerëzore paraqesin momente vështirësish, raste në të cilat njerëzit i trajtojnë të tjerët jo vetëm për përfitime të menjëhershme personale, por edhe si një shportë në të cilën derdhin ankthe, zhgënjime dhe problemet.Karakteristikë e ketyre
individëve që janë përcaktuar narcisistë eshte pikërisht ajo e thithjes së energjive të të tjerëve pa mëshirë, helmimit të mendjes dhe ekzistencës së të tjerëve, përhapjes së negativitetit dhe ankthit pa ndërprerje.Teknika që ata përdorin është ajo e joshjes dhe manipulimit, për t’i bërë njerëzit me të cilët ata lidhen ,të varur dhe pa vetbesim.Ata kanë aftësi, në shumë raste, dhe veçanërisht kur takojnë një person më pak të rafinuar mendërisht, të ndryshojnë ekuilibrin e personit aq shumë sa që prodhojnë dhunë të vërtetë psikologjike.Përkundër asaj që mund të duket, narcistët nuk janë njerëz të shoqërueshëm.
Ata jetojnë në botën e tyre, shpesh të mbushur nga ide dhe konsiderata disi të diskutueshme për jetën, dhe ata derdhin fobitë dhe dëshirën e tyre për madhështi tek ata që janë më të prekshëm, të thjeshtë dhe me mënyra jetese që nuk kanë asgjë te beje me prototipin e narcisistit.Qëllimi kryesor është që gjithmonë të jetë referencë, në çdo fushë.Një lloj varësie nga egoja e tyre e pafalshme dhe e sëmurë që përfundon duke i bërë ata të marrin qëndrime të pamëshirshme, duke e shtyrë viktimën e tyre madje të dyshojë në arsyetimin dhe aftësinë e saj për zgjedhje.Teknika që ata përdorin është shumë shpesh e njëjtë.Fillimisht janë të kujdesshëm, pothuajse të padëmshëm. Ata fitojne besim, duke identifikuar lehtësisht anët e dobëta të bashkëbiseduesve të tyre, në mënyrë që të kenë një jetë të lehtë pasi të shfaqen për atë që janë.Në atë moment, viktima e gjen veten të pafuqishëm, të paaftë për të përballuar dhunën psikologjike të narcisistit i cili madje shkon aq larg sa të dyshojë mendimet dhe bindjet e tij.Kontrolli psikologjik, mendor është ajo që narcisistët aspirojnë, dhe pasi të fitojne , ata mund të mendojnë për manipulimin dhe kondicionimin ashtu siç dëshirojnë.Dalja nga kjo gjendje e varësisë sigurisht që nuk është e lehtë, veçanërisht nëse kontakti dhe marrëdhënia me një person të tillë ka zgjatur me kalimin e kohës.Por është sigurisht e mundur, dhe fillon me një gjest të thjeshtë por të vendosur: aftësinë dhe forcën për të thënë të parët jo.

Perktheu dhe pershtati:Italmed