Napoli kërkon “një thes” para për ta liruar Hysajn

0
68

Elseid Hysaj një kohë të gjatë është i lidhur me një transferim të mundshëm të Chelsea, pasi trajneri aktual i Napolit, Carlo Ancelotti, nuk është duke e inkuadruar rregullisht në përbërjen e parë. Ideja e transferimit është aktualizuar sërish, ndërsa e përditshmja britanike “The Sun” ka raportuar sot se Chelsea po punon për të marrë në Londër mbrojtësin shqiptar të Napolit, Elseid Hysajn. Shkodrani 24-vjeçar, i cili iu bashkua Napolit tri sezone më parë, pas ngulmimit të Maurizio Sarrit, është gati të ndërrojë sërish ambient, për t’u ribashkuar edhe njëherë me teknikun italian. Me largimin e Sarrit dhe ardhjen e Ancelottit, mbrojtësi shkodran ka nisur disa takime nga banka e rezervistëve, por sipas menaxherit të tij, kjo është bërë për shkak të rotacionit. Gjithsesi Sarri u ka kërkuar drejtuesve të Chelseas një mbrojtës në krahun e djathtë, duke vënë në krye të listës pikërisht futbollistin e Kombëtares Shqiptare. Kontrata e Hysajt me Napolin është e vlefshme deri në vitin 2021, ndërsa klauzola për prishjen e saj është përcaktuar 50 milionë euro.