“Nanë kam ra me fjet, e jam zgju me mallë, e di që zemrën me këtë gurbet, ta kam djeg zjarrë”

0
90

Nga Agim E. Gashi

Nanë kam ra me fjet, e jam zgju me mallë,
E di që zemrën me këtë gurbet, ta kam djeg zjarrë,
Nënë mërzinë që ta solla unë, e di që ti ma fal,
Por turperohem para teje nënë, që hakut s’të kam dal.
Nuk të braktisa për qejfi, por se jeta e vështirë më detyroj,
S’ka minutë as orë që nënën time se kujtoj,
Si e kam lënë të ngratën me mërzi në vetmi,
Më mashtroj ky gurbet, he gjithmonë qoftë i zi.
Sa herë je sëmurë nënë, trupi im më ka vdekur,
Kisha frikë se po vdisje, e trupin pa ta prekur,
Sëmundjen tënde nënë e kam ndjerë edhe unë në mërgim,
Nënë gabim bëra që erdha këtu, në këtë rrugë pakthim.
Nënë, kur të vi dua të qajmë bashkë, se mjaftë kemi qarë të ndarë,
sa shumë muaj e vite kaluan që ne s’jemi parë,
Nënë, dua të vë kokën në prehërin tënd si dikur kur isha fëmi,
Vetëm kur të kisha pranë jetoja i lumtur, nënë ti më mbushje gjallëri.