Nanave iu duhet 1 vit i plotë për ta marrë veten pas lindjes

0
311

Të rritësh një foshnjë është përvojë e bukur, por edhe shumë e lodhshme për trupin. Nënave të reja u thuhet se do të kthehen në “gjendje normale” brenda 6 javëve pas lindjes. Por, kjo si duket nuk është kështu. Një studim i ri ka gjetur se grave u duhet shumë më tepër kohë për t’u rekuperuar pas kanë sjellë në jetë një krijesë të re.

Dr. Julie Wray, hulumtuese pranë Universitetit Salford të Anglisë, ka intervistuar gra në stade të ndryshme të periudhës pas lindjes. Ajo ka gjetur se periudha standarde 6 javëshe është veç mit, dhe se grave iu duhet deri në një vit i plotë për ta marrë veten nga lindja.

Nuk bëhet fjalë veç për rikuperim fizik, por edhe psiqik. Shumë gra ndjenjë shtypje për t’u ngritur në këmbë sapo të kenë lindur, dhe mund edhe t’u duhet të kthehen në punë menjëherë pas 6 javëve. – ka thënë Wray.

Wray sugjeron që rikuperimi duhet të fillojë në spital. Në vende si Amerika, ndodh që gratë të lirohen nga spitali vetëm 6 orë pasi të kenë lindur dhe të gjinden me gjithçka vetë pastaj. Kurse më herët, por edhe në vende tjera të botës, gratë kalojnë më shumë kohë në spital, ku mësojnë si të kujdesen për foshnjën dhe marrin këshilla rreth gjidhënies.

Rikuperimi pas lindjes është i ndryshëm për secilën grua, por konsensusi i përgjithshëm është se një vit i plotë për ta shëruar trupin dhe mendjen është shumë më mirë se veç një muaj e gjysmë.

Burimi: redtri.com

Përshtatja: supergratë