Nana po t’pret

0
591

Nga Flora Kryeziu Jusufi

Kam prit e vetme rreth sofrës tuj shpresu që kam me dëgju zanin tan,

kam prit e vetme rreth sofrës tuj shpresu që kanë me i ni vesht e mi hapat e tu t’randë tuj ardh drejt derës,

kam nejt me shpresën që najherë kam me t’ni tuj thanë nanë qelma deren se erdha,

kam shtrue sofren me shpresën qe ti ki me ardh e me shoqnue nanen tande qe don me mbyt merzia,

ka nejt nana, t’ka prit djali jem

t’ka prit dej u ra terri

t’ka prit dej u zbardh dita

t’ka prit me sofren shtruem tuj shpresue qe ti ke me gjet gati buken e gatueme prej durve t’mia

e sa here kam degju cicërimen e zogjve gjithë kam prit lajm se mos vjen ti,

ti nuk erdhe, une t’prita,

kanë kalu shume vjet e une pres hala me buzën n’vaj e me sofrën e shtrume qe m’afron kujtime e menime për ty djali jem,

baba s’osht mo,

ti humbe diku në at dreq lufte t’mallkume

mbeta e vetme në një shpi t’djegur të cilën menzi e harrnova me durt e mia,

nuk gjujta kurgjo djali jem,

po janë djeg të tana, ama kujtimet s’kane mujt mej marr prej meje,

po pres djali jem, po pres e po lutna mos mem dal shpirti pa t’gjet e pa t’pa edhe ni herë,

buka po ftohet nana, po ma e ftoht se shpirti jem nuk mun me ken,

hajde djali jem, hajde si buzgu i pranverës,

hajde si dielli që lind pas namazit t’sabahut,

hajde ngrohma shpirtin e tregom qe ja ka vlejt prita,

ja ka vle me shpresu për ty, për shikimin e zanin tand,

hajde nana, hajde ma shpejt ngjallem

n’gjalle shpirtin në këtë trup të mekur,

nana po të pret bir, e kam lan derën hapur

hajde t’lutna tregoj nanës që s’ka qenë e vetme tanë kto vite.

kam gatu bukën që e do ti,

hajde dëgjo erën që e ke pas n’qef si fmi,

hajde biri im, ta ndi edhe unë aromën tane,

edhe nese jap frymën e fundit mjafton të të shoh edhe nihere

hajde djali im…