“Nalni te tana orët”

0
226

W. H. Auden

Nalni te tana oret, telefonat kputni tashti
Qent mos i leni me leh, masi ni t’langmi ashti
Shukatni pianot, edhe tupanat e ngulfaten le t’bijn
Nxirrni arkivolin, vajtusve thuni let vijn

Let sillen aeroplanat rrenkushem qiellin tu e prek
Mi shkru fjalt atje nalt, ai ka vdek
Vjiuni fjonga rreth qafe pllumave t’bardh n’shesh
Policet e trafikut dorza pamuku t’zeza me vesh

E kisha veri, jug, lindje e perendim
Javen time t’punes te dillen time pushim
Mesdite, mesnate, kangen time, t’folunit tim
Menova se dashnia kish me zgat: isha gabim

S’vyn ma yjet, fikni asnjani mos mu pa
Hanen palone, e diellin qmontone pra
Derdhne oqeanin edhe rrafshoni pyllin krejt
Sepse kurgja tash e mire ma nuk ka mbet