Nainggolan zbulon planet për të ardhmen

0
48

Shumica e futbollistëve edhe pas përfundimit të karrierës së tyre vazhdojnë të mbeten të lidhur me këtë sport, duke marrë role dhe detyra të ndryshme.

Diçka e tillë me shumë mundësi nuk do të ndodhë me anëtarin e Interit, Radja Nainggolan, i cili ka treguar pse nuk do të mund të bënte një punë që ka të bëjë me futbollin.

“Me të përfunduar karriera si futbollist, me siguri nuk do të bëj asgjë që të ketë të bëjë me botën e futbollit, as trajnerin dhe as komentatorin sportiv. Sidomos këtë të fundit, sepse për mua që kam një zemër të madhe, do të ishte e pamundur ta bëja. Jam shumë i sinqertë, që i them gjërat menjëherë ashtu si i mendoj, pa censurë, do të bëja menjëherë shumë armiq dhe do të më përzinin”, është shprehur mesfushori belg.

Ai ka treguar edhe se si është ambientuar tek Interi, duke qenë se është një njeri që nuk e ka të lehtë të ndërrojë ambient.

“Këtu më kanë pritur mirë, si shokët e ekipit, ashtu edhe drejtuesit e klubit. Për mua nuk është asnjëherë e lehtë të ndryshoj ambient, kam qëndruar gjithmonë shumë i afeksionuar pas vendeve ku kam luajtur. Si te Cagliari, ashtu edhe te Roma, ku kam dhënë dhe kam marrë shumë. Të njëjtën po e bëj edhe tek Interi”, ka shtuar Naiggolan,i cili nuk i ka realizuar pritjet prej tij, pasi ka pasur shumë lëndime.