Naime Avdyli – Feta, pilotja e parë nga Kosova

0
471

Pilotja e parë nga Kosova. Naime Avdyli-Feta, ka realizuar fluturimin e saj të parë në ajër, me ç’rast edhe ka kaluar me sukses testet e para për të realizuar ëndrrën e saj të përjetshme.

Me anë të një videoje të publikuar në rrjete sociale, ajo u shpreh se ëndrra e saj më e madhe është që të aterojë në aeroportin e Prishtinës duke drejtuar ndonjë aeroplan udhëtarësh të tipit Boeing 737.

Naime Avdyli-Feta ka emigruar drejt Kanadasë në moshën 11-vjeçare.