Myke Tyson shpenzon 40 mijë dollarë në muaj për marihuanë

0
177

Mike Tyson vazhdon me ekstravagancat që e kanë karakterizuar gjithë karrierën e tij si boksier, por edhe jetën jashtë saj.

Që prej vitit 2018 ish-kampioni ka ngritur një fermë në Kaliforni ku i është kushtuar ekskluzivisht kultivimit të marihuanës për konsum.

Por si zakonisht, fitimet “Iron Mike” nuk i kursen.

Së fundmi ka zbuluar edhe shumën marramendëse që shpenzon për konsum personal.

Gjatë një interviste radiofonike, Tyson i thotë ortakut të tij në fermë, Eben Britton:

“Sa pimë në muaj? Rreth 40 mijë dollarë kanabis në muaj”.

Ndërsa ai i përgjigjet: “Pimë rreth 10 tonë kanabis në muaj”.

Tyson gjithashtu tha se të ardhurat mujore nga shitjet janë rreth 500 mijë dollarë.