Muzikë e vjedhur: Si duhet trajtuar muzika që vjen nga kultura të tjera?

0
68

Statuja, sarkofagë apo piktura të vjedhura: Ka kohë që në Gjermani flitet për kthimin e artit të vjedhur gjatë kohës së kolonializmit. Ekspozita të tëra tregojnë objekte të marra nga kultura të tjera, shpesh madje me dhunë, për t’i ekspozuar në muzeume etnologjike këtu tek ne, gjë për të cilën herë pas here tërheqin vëmendjen shkencëtarët ose aktivistët. Por trajtimi i çështjes së muzikës së vjedhur është diçka e re.

Fillimisht kjo gjë duket e çuditshme, sepse në vështrim të parë koncepti i “muzikës së vjedhur” është irritues. Sepse ndryshe nga një pikturë që varet në mur, që merret në Europë dhe tregohet në ekspozitë, materia e muzikës është shumë e pakapshme. Kur tonet dhe zhurmat emetohen një herë në ajër, është përçuar dhe muzika bashkë me materien e saj.
Çështja nuk është aty, thotë Sandeep Bhagwati. Si studiues muzike dhe kompozitor, ai i ka vënë vulën konceptit të muzikës së vjedhur në Gjermani. Me muzikë të vjedhur ai nuk ka parasysh vjedhjen e materies, si për shembull arkivin e tingujve nga kolonitë, por ka parasysh më tepër “sjelljen koloniale” të muzikës perëndimore.

Çfarë do të thotë muzikë e vjedhur? 

“Ta zemë, shpjegon Bhagwati duke marrë një shembull se, “një kompozitor shkon për tri javë diku dhe kompozon një pjesë, për të cilën ai përdor elementë muzikorë që ka dëgjuar atje. Me këtë pjesë muzikore ai jo vetëm që fiton para, por rrit edhe reputacionin.” Kjo ndodh shpesh në botën muzikore. Problemi nuk është marrja e pa shënuar e krijimeve të huaja, por është shkëputja e muzikës nga konteksti shpirtëror dhe shoqëror. “Shpesh vetëm për të pasur diçka ekzotike,” thotë Bhagwati.

Sandeep Bhagwati | Interviewpartner | Raubmusik (Robert Del Tredici)Sandeep Bhagwati

Forma të tilla të “kthimit në ekzotik të gjërave” kanë histori të gjatë në Perëndim, po aq të gjatë sa vetë globalizimi. Që tek Beethoven-i apo Debussy-ja, shihet se kontinentet e tjera dhe kulturat e tjera kanë gjetur pasqyrim. Kjo vlen edhe për letërsinë, artin pamor dhe muzikën – shpesh të shoqëruara me motive të pashprehura hegjemoniste perëndimore. Lidhur me muzikën kjo do të thotë sot, se muzika perëndimore vazhdon edhe sot të shihet si non-plus-ultra, kritikon Bhagwati. Për të flitet sikur të jetë “muzika vetë”, elementët e marra nga muzikat e tjera shihen si “efekte speciale” dhe prezantohen si primitive, thotë Bhagwati.

Muzika e vjedhur: Problem kompleks nga pikëpamja ligjore

Diskutimi për muzikën e vjedhur paraqet vështirësi. Arte të tilla si puna e muzikës, jetojnë nga shembujt që ndjekin, frymëzimi, lidhja me një sistem të kanonizuar motivesh dhe shenjash. Si mund të bëhet në muzikë dallimi se çfarë është frymëzim dhe çfarë është plagjiaturë? Heiko Maus është vlerësues muzike dhe në profesionin e tij merret me këtë pyetje përditë. Për këtë nuk ekziston një formulë e gatshme, thotë ai. “Sigurisht që frymëzimi lejohet. Por vepra nuk duhet të dallohet më, dhe siç thuhet shpesh në letërsi, duhet të zbehet në sfond.”

Se kur plotësohet ky kriter i krijimit shpirtëror, duhet parë në mënyrë individuale në bazë të kritereve të ndryshme. Synimi dhe nxjerrja nga konteksti aktual nuk kanë rëndësi. Këtë e tregon për shembull një konflikt i njohur për të drejtat e autorit: Kënga “Brown Girl in the Ring” e Boney M. është regjistruar në vitin 1978 dhe u kthye menjëherë në sukses. Fillimisht kënga rrjedh nga një këngë për fëmijë nga Karaibet, për të cilën kompozitori gjerman Peter Herbolzheimer angazhoi në vitin 1974 muzikantin nga Karaibet, Malcom Magaron, nga St. Lucia. Kur Frank Farian, producenti i Boney M., e dëgjoi këngën dhe bëri katër vjet më vonë versionin e tij të saj, e cila pati shumë sukses, filloi një grindje për të drejtat e autorit, që zgjati më shumë se 20 vjet.

Kthimi i kulturave të tjera në ekzotike

Ky rast bën të qartë jo vetëm sa kompleks është sqarimi i kësaj çështjeje në raste të veçanta, por edhe se ligjet nuk e marrin fare parasysh shkëputjen nga konteksti fillestar. Kështu fillon kthimi disa herë në gjë ekzotike: Coveri i një kënge për fëmijë nga Karaibet, u përpunua nga një producent gjerman me ritëm diskoje dhe u kthye në këngë të pëlqyeshme nga masat, të cilat nga ana e tyre tërhiqen nga këngëtarët “ekzotikë” të Boney M. që e kënduan këngën në skenë kryesisht për publikun perëndimor. Dhe dy gjermanë e çojnë çështjen në gjyq për të fituar të drejtat, që do të thotë për honoraret e këngës.

Mosambik Mbira, traditionelles Musikinstrument (DW/B. Jequete)Mbira, një instrument muzikor tradicional në Mozambik

“Më parë mendohej se mund të merren gjëra nga e ashtuquajtura Bota e Tretë, pa e vrarë shumë mendjen, sepse askush nuk e ngre zërin atje,” thotë eksperti muzikës, Heiko Maus. “Askush nuk do ta marrë vesh, por edhe nëse e kuptojnë, ata nuk kanë shans të fitojnë,” është menduar në këto raste.

Kërkohet dekolonializim aktiv 

Kompozitori dhe studiuesi i muzikës, Sandeep Bhagwati kërkon dekolonializim aktiv, në të cilin të marrin pjesë të gjithë të interesuarit, që nga producentët, tek muzikantët dhe publiku. Kjo duhet bërë fillimisht me interesim të sinqertë, duke u konfrontuar me historinë e muzikës dhe të artistëve. Edhe atëherë bëhet ndarja e muzikës me konvencionet perëndimore. “Keqkuptim reciprok në mënyrë kreative”, e quan Bhagwati këtë. “Kur përdor muzikë të të tjerëve, për të zhvilluar vetë rrugë kreative, atëherë kjo i përgjigjet rrugës normale të artit”.

Në Europë duhet të zhvillohet njëkohësisht ndryshimi i mënyrës së të menduarit. “Ne si shoqëri kemi një deficit kur mendojmë se kulturat e tjera janë më pak komplekse, përkundrazi, ata janë më të pasur në shprehjen e tyre kulturore se sa ne,” thotë Bhagwati. Rruga e duhur është konfrontimi më i madh dhe pa paragjykime me kulturat e tjera – në programe, biografi dhe në kompozimin e përbashkët të muzikës.

 

Matthias Beckonert/DW