Muzika që i bashkoi të gjithë

0
473

 Muzika Jazz është një zhanër muzikor që ka origjinën në komunitetet afrikano-amerikane të New Orleans, në Shtetet e Bashkuara.

Disa thonë se Jazzi ka lindur në vitin 1895, kur Buddy Bolden krijoi grupin e tij të parë. Ndërsa fjalë të tjera thonë se Jazzi lindi në vitin 1917, kur Nick LaRocca dhe Jazz Bandi i tij incizuan diskun e parë të jazzit, të titulluar “Livery Stable Blues”.

Jazzi lindi nga rrënjët e muzikës blues dhe rege, nga shumë njerëz është cilësuar si “Muzika klasike Amerikane”.

Është një stil unik amerikan i muzikës që u zhvillua në zonat urbane të Shteteve të Bashkuara.

Ndërsa u rrit në popullaritet dhe ndikim, jazzi shërbeu si një mjet për të bashkuar të rinjtë.

Gjithmonë ka krijuar dhe mbajtur subkultura artistike, të cilat kanë prodhuar artistë të rinj dhe gjithnjë e më të sofistikuar.

Si një stil muzikor gjithëpërfshirës dhe me ndikim, jazzi ka qenë një balancues i madh social dhe unifikues.

Ka bashkuar qytetarët pavarësisht ngjyrës, të zinj dhe të bardhë të bashkuar për dashurinë ndaj muzikës dhe artit, muzikë e cila fillimisht u përhap përmes radios dhe industrisë së studiove muzikore.

Jazz u bë muzika e preferuar për pjesën shoqërore e cila e donte vallëzimin, në këtë mënyrë integroi shoqërinë edhe në këtë komunitet.

U iniciua nga shoqëria Afriko-amerikane me ngjyrë të zezë, fjala Jazz rrjedh nga një fjalë e popujve afrikanë që do të thotë dy valle afrikane dhe qiftëzim.  Termi jazz i referohet muzikës dhe kërcimit plot energji.

Në dekadën e parë të shekullit të njëzetë, jazzi kishte lëvizur në perëndim, në lindje dhe në veri deri në vitin 1919.

Muzika Jazz u bë e para në kulturat e klubeve të natës të qyteteve të mëdha.

Ndikoi  në shumë aspekte kulturore e sociale, gjatë viteve 1920 muzika jazz kishte ndikim të madh në modë, gjithashtu lëvizje të ndryshme siq ishte “Lëvizja Liberale e Grave” e shfrytëzuan jazzin si formë të shprehjes dhe rebelimit ndaj standarteve të përcaktuara të shoqërisë.

Nëse liria përcaktohet si termi i duhur që përshkruan vitet e 20-ta atëherë Jazzi ishte muzika që e përcillte atë.

Është një muzikë e cila njihet për harmoni dhe ritëm, i cili cilësohet si rrahjet e zemrës së këngës.

Por ajo që përcakton xhazin si kulturë është improvizim, kjo do të thotë të bësh atë që e ndjen në momentin e caktuar.

Edhe pse jazzi mund të luhet në çdo instrument duke përfshirë këtu edhe zërin e njeriut, instrumentet më të zakonshme në të cilat luhet jazzi janë saksofoni, tromboni, piano, basi, bateritë dhe kitara.

Artistët e jazzit të sotëm janë duke shkuar në drejtimin tradicional ose atë bashkëkohorë.

Tradicionalistët po interpretojnë kryesisht xhazin si Blues, Swing, Bebop dhe Hard Bop; me fjalë të tjera, ata përjashtojnë kulturat Free Jazz dhe Fusion.

Sot ata ndryshe njihen  edhe si “purists jazz”. /OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu