Muzeu i Refugjatëve, javën e ardhshme në Kosovë

0
119

Me datën 12 dhjetor,  iniciuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) në Muzeun e Kosovës, duke filluar nga ora 18:00  do të iniciohet lansimi i Muzeut Virtual të Refugjatëve, shkruan OxygenPress.

Përmes një njoftimi YIHR KS njofton se eksodi i refugjatëve gjatë luftës së fundit në Kosovë është pjesë thelbësore e së kaluarës dhe e së tashmes sonë, duke marrë parasysh se rreth 1 milion njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Megjithatë, sipas kësaj nisme ende mungon memorializimi dhe dokumentimi i përvojave të refugjatëve duke i dhënë rëndësi vetëm rrëfimeve të heronjve e martirëve. Rrëfimet e njerëzve vazhdojnë të mbesin të heshtura në mungesë të hapësirës për t’u dëgjuar.

Gjithashtu, përmes kësaj nisme synohet  të nxitet  debate public  dhe gjithëpërfshirës për të kaluarën dhe të rritet  empatia  sociale duke shpërfaqur rrëfime të ndryshme./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu