Mustafa: Me Kurtin nuk biseduam për ndarjen e posteve e as të ministrive

0
53

Kreu i LDK-së, Mustafa është deklaruar pas takimit që ka zhvilluar me liderin e LVV-së, Albin Kurti.

Mustafa në një konferencë për media ka thënë se në takim nuk kanë biseduar për poste e as për ndarjen e ministrive.

“Ne kishim një takim me zotëri Kurtin, para certifikimit të rezultateve. Vlerësuam procesin e harmonizimit të programeve qeverisës që është bërë këtë periudhë mes dy subjekteve politike LDK-së dhe LVV-së, dhe erdhëm në përfundim se është arritur mjaftë shumë në këtë aspekt, sepse janë harmonizuar shumë çështje. Ne u morëm vesh që pasi të bëhet certifikimi i rezultateve të ulemi bashkërisht me ekipet të merrem vesh për mundësinë e koalicionit qeverisës, themelimit të përbashkët të qeverisë mes dy subjekteve tona polike”, ka thënë Mustafa.

Po ashtu, edhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka bërë të ditur se marrëveshja me LDK-në, do të arrihet pas certifikimit të rezultateve.