Mungojnë anëtarët e trupit gjykues, dështon gjykimi ndaj ish-inspektorit të hidro-ekonomisë në Prizren

0
60

Ka dështuar mbajtja e gjykimit ndaj të akuzuarit Avdulla Sezair Gashi, i cili në Gjykatën Themelore në Prizren po gjykohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Drejtësia Sot, raporton se shkak për mos mbajtje të këtij gjykimi ishte mungesa e anëtarëve të trupit gjykues, gjyqtarëve, Vjollca Buzhala dhe Xhimshit Galushi.

Lidhur me mungesën e tyre, gjyqtarja Raima Elezi, njoftoipalët se të njëjtit për shkaqe shëndëtësore nuk kanë mundër të paraqiten në këtë gjykim.

Po ashtu, në këtë shqyrtim gjyqësorë mungoi edhe përfaqësusesi i Komunës së Prizrenit, avokat Blerim Mazreku, i njëjti mungesën e tij nuk e kishte arsyetuar, edhe pse ishte iftuar me ftesë të rregullt nga ana e gjykatës.

Ndërsa, në shqyrtimin e sotëm gjyqësorë, prezentuan prokurororja e shtetit, Ervehe Gashi, i akuzuari Avdulla Gashisi dhe mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Rexhep Hasani.

Në këto rrethana, gjyqtarja Elezi në mungesë të kushteve ligjore për vazhdim të shqyrtimit gjyqësor, vendosi që seanca e radhës të caktohet më 28 dhjetor 2020, në ora 09:00.

Ndryshe, ish-inspektori Gashi, po akuzohet që në fshatin Reçan të Prizrenit, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare të përcaktuara me ligj, duke i mundësuar investitorit H.K. të bëjë ndërtimin e objektit në rrjedhën e lumit “Lumbardh” dhe të uzurpojë një sipërfaqe prej rreth 155 metrash katror të pasurisë shoqërore-publike./Drejtësia Sot