Mundësi për reshje të dobëta shiu nga dita e premte dhe në fundjavë

0
42
Depërtimet e cikloneve mbi Mesdhe dhe nga rajoni ynë, në ditët e ardhshme kushtëzojnë mot kryesisht me vransira, e që herë herë do të shoqërohen edhe me reshje të dobëta shiu, kryesisht nga dita e premte dhe në fundjavë. Vetëm në vise të larta malore parashihen të reshura bore.
Temperaturat mbesin mbi vlera mesatare, megjithëse në fundjavë pësojnë një rënie të lehtë.
Me qetësimin e erërave në ditët e ardhshme, koncentrimi i ndotësve ajror do të mbetet i rritur, kështuqë indeksi i cilësisë së ajrit do të kaloj në vlera të dobëta, edhepse vende-vende ditën mund të zbres në vlera mesatare. Ditën e diel parashihet të fryjë erë veriore, që mund të përmirësoj cilësinë e ajrit ku indeksi pritet të zbres edhe në vlera të mjaftueshme dhe të mira.
10.12 – Kryesisht me vransira. Në mëngjes përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull ose vransira të ulëta. Vende-vende nuk përjashtohet mundësi për riga lokale shiu.
11.12 – Kryesisht me vransira. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull ose vransira të ulëta. Në mbrëmje me reshje lokale shiu.
12.12 – Kryesisht vranët, me mundësi për riga lokale shiu orëve të mbrëmjes. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.
13.12 – Më ftohtë, kryesisht vranët, me mundësi për riga lokale shiu.
14.12 – Kryesisht me vransira. Ditën vransirat do të shpërndahen, e do të ketë edhe intervale me diell.
Temperaturat minimale të ajrit lëvizin nga 0C deri 4C, e maksimalet në rënie graduale nga 11C deri në 6C në fundjavë.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga jugu-juglindja 3-7m/s, e prej ditës së diel, nga krahu verior.
Shtypja atmosferike pëson rënie graduale, në fundjavë thellë nën vlera normale.