Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit

0
203

Kanceri i gjirit është kanceri i dytë që më së shpeshti diagnostikohet te femrat në SHBA, menjëherë pas kancerit të lëkurës.

Statistikat thonë se një në tetë femra do ta zhvillojë këtë lloj kancerit gjatë jetës së tyre.

Duke marrë parasysh se zbulimi i hershëm i sëmundjes mund të shpëtojë jetë, sjellim një kampanjë vetëdijësuese që i këshillon femrat të bëjnë kontrolle më të shpeshta në mënyrë që ta detektojnë sëmundjen në kohë dhe ta shpëtojnë jetën e tyre.

Shkaktari

Kanceri i gjirit fillon me formimin e tumorit keqdashës në gji dhe është një grup i qelizave kanceroze të cilat rriten në indet përreth dhe mund të shpërndahen në pjesë tjera të trupit.

Simptomat

Dhimbja në gjinj mund të jetë shenjë e kancerit të gjirit, nëse veç zgjat për një periudhë më të gjatë kohore dhe shoqërohet edhe me simptomat tjera. Prekni gjinjtë dhe nëse ndjeni ndonjë gungë apo ënjtje, atëherë mund të jetë kancer.

Shikoni për ndryshim në madhësi apo teksturë

Nëse ka ndonjë ndryshim në madhësi apo teksturë, atëherë edhe kjo është shenjë e kancerit të gjirit.

Ndryshimi i ngjyrës

Nëse ndonjëri gji duket më i pezmatuar apo i skuqur, atëherë kërkoni mendimin e doktorit sa më parë

Ndryshimet në thimtha

A duket ndonjëra thimth më ndryshe nga tjetra? P.sh., a vëreni ndonjë ndryshim në pozicion apo formë të thithës? Nëse po, atëherë vizitojeni doktorin.

Sa i zakonshëm është kanceri i gjirit?

Sipas statistikave, kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm te femrat dhe shkaktari i dytë më i zakonshëm i vdekjeve nga kanceri te femrat.

Pritet që më shumë se 268,000 femra do të diagnostikohen me kancer të gjirit deri në fund të vitit 2019, ku çdo vit raportohen 41,000 vdekje në Amerikë nga kjo sëmundje.

Për momentin, statistikat e amerikanëve thonë se më shumë se 3 milionë femra vuajnë nga kjo sëmundje.

Çfarë mund të bëni?

E kemi ditur për një kohë të gjatë se rreziku i kancerit të gjirit ulet me disa ndryshime në stil të jetesës.

Femrat të cilat bëjnë ushtrime fizike, nuk pinë duhan, nuk e teprojnë me alkool dhe e mirëmbajnë peshën pas menopauzës kanë rrezik më të ulët të kancerit të gjirit.

Mamografia e gjirit, megjithëse jo e përsosur, përdoret për detektimin e kancerit të gjirit.

Ekspertët rekomandojnë që pas moshës 40-vjeçare të paktën një herë në vit ta bëni këtë ekzaminim, ndonëse disa ekspertë tjerë thonë se duhet të ekzaminoheni çdo dy vite pas moshës 50-vjeçare.

Faktorët në parashikimin e rrezikut të zhvillimit të kancerit të gjirit

Doktorët mund t’i shikojnë disa gjëra për ta vlerësuar rrezikun tuaj të kancerit të gjirit.

Ka shumë faktorë gjenetikë të rrezikut, por doktorët mund t’ju kontrollojnë edhe për mutacione tjera.

Mutacionet më të zakonshme janë BRCA1 dhe BRCA2, ndonëse doktorët nuk i kontrollojnë shpesh përveç në rastet kur dikush ka rrezik të lartë – që nënkupton se kanë histori familjare të mutacioneve gjenetike ose anëtar të familjes me shkallë të parë të kancerit të gjirit.

Këto mutacione trashëgohen, prandaj doktorët duhet ta dinë për cilindo anëtar të familjes që ka vuajtur nga kanceri i gjirit apo ai vezor.

Vlen të ceket se historia gjenetike është përgjegjëse vetëm për 5-10% të të gjitha rasteve me kancer të gjirit.

Opsionet e trajtimit

Diagnostikimi me këtë kancer është i frikshëm, por me avancimet në trajtim, ju dhe doktori mund ta gjeni planin ideal të trajtimit.

Duke marrë parasysh se ka shumë lloje të kancerit të gjirit; varësisht nga statusi i hormonit receptues të kancerit dhe faktorëve gjenetikë, rekomandohen edhe metodat e trajtimit.