Mripa kërkon të mos bëhen diskriminime as pozitive as negative

0
167

Këngëtari dhe gazetari, Mentor Mripa i ftuar në emisionin Oxygen Show te Besim Dina ka bërë thirrje te të gjithë që të mos diskriminohen njerëzit as pozitivisht as negativisht.

Ai thotë se duhet dhënë rastin të gjithëve por mos të nënçmohen apo mbiçmohen.

 “E kam shumë bezdi kur më prekin, edhe thonë mos i tregoni a po ja qëlloj a jo. Nuk duhet me prek, është mirë më fol. Nëse ja qëlloj mirë, nëse jo shnosh. Kisha pas qejf, mos me keqkuptu askush, as me keqinterpretu më vonë. Këtu më është krijuar një atmosferë e mirë në këtë emision. Ne nuk bëjmë duele por po argëtohemi”, tha Mripa.

Ai tha se ende shef ëndrra.

“Më së shumti ato i shoh në Mitrovicë. Në banesën time të dikurshme që kam jetu. Forma është e ndryshme, me zëra, duke menduar me prekje. Vijnë ëndrra gjithfare. Prindërit më kanë dërguar në shkollë, unë kurrë nuk kam dashtë, kam qajt shumë”, ka thënë ai./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu