Ministria e Punëve të Brendshme është pajisur me material për prodhimin e pasaportave dhe letërnjoftimeve.
Kjo pas një mungese katër mujore të këtij materiali.
Si rezultat qytetarët nga muaji gusht e kanë pasur të pamundur të aplikojnë për këto dy dokumente.
Tani ata që kanë aplikuar më parë do të mund të pajisen brenda dy javëve.
Këtë për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e MPB-së Rroksana Qarri.
“Jemi furnizuar me materal. Ka mjaft material për ata që kanë aplikuar deri më sot. Qytetarët që kanë aplikuar do të pajisen me letërnjoftim brenda dy javësh”.
Ministria e Punëve të Brendshme si shkak i pandemisë nuk ka arritur ti kryejë me kohë procedurat për furnizim.