Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Në vendin tonë sot parashihet mot kryesisht me vransira, por ditën do të ketë edhe intervale me diell.

Ndërsa për nesër Prishtina Weather njofton mot kryesisht të vranët dhe me erë. Kohë pas kohe me reshje shiu, e në vise malore borë. Në mbrëmje reshje të përziera shiu dhe bore.

Ditën e enjte mot kryesisht me vransira, e ditën e premte vransira dhe intervale me diell.

Temperaturat e ajrit gradualisht do të pësojnë rënie rreth vlerave mesatare. Minimalet do të zbresin nga 6C deri në 1C, e të premten deri në -1C, e maksimalet nga 11C do të zbresin në 4C deri në 7C.

Do të fryejë erë mesatare nga verilindja 3-9m/s, e ditën e mërkurë e fuqishme deri në 13m/s.

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje mbi vlera normale./OxygenPress.info