Moti për ditën e sotme

0
44

Gjatë ditës së sotme, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot me  vranësira dhe në disa vende të ketë edhe reshje shiu.

“Edhe në fushat termike do të kemi ndryshim por minimalet priten të mbesin në vlerat pozitive.Fushat me presion të ulët atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin nuk do të jenë stabile, kështu që gjatë ditës së shtune pritet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu.”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë celsius.