Moti për ditën e sotme

0
97

Gjatë ditës së sotme, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se  në vendin tonë temperaturat minimale në  -3 gradë Celsius, kurse ato maksimale do të jenë deri në 9 gradë Celsius.

“Temperaturat do të jenë në rritje, sidomos maksimalet e ditës, kurse mëngjesi paraqitet me ngrica të lehta po thuaj në gjithë territorin e vendit. Të enjten, sërish pritet çrregullim i motit, duke bërë që vranësirat të dendësohen dhe si  pasojë e proceseve fizike që parashihen të ndodhin në troposferë, priten reshje, kryesisht në formë shiu, por edhe kushte për fjolla bore, derisa, në viset malore, reshjet paraqiten vetëm në formë dëbore dhe në fushat termike atje priten të ketë ulje për 2 respektivisht 4 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.