Mot stabil kryesisht me vransira të ulëta ose mjegull

0
45

Në ditët e ardhshme mbetet mot stabil, në ultësira i ftohtë, kryesisht me vransira të ulëta ose mjegull. Në vise malore kryesisht me kthjellime e gjatë ditës me diell.
16.12.2020 – Mot stabil do të karakterizojë ditët në vijim, shkaku që mbi rajon mbeten të bllokuara fusha anticiklonike. Për shkak të fenomenit të inversionit termik, përgjatë ultësirave do të mbetet mot i ftohtë, kryesisht me vransira të ulëta ose mjegull. Orëve të pasdites vende-vende mund të ketë intervale me diell. Ndërkaq në vise malore, sipër shtresës së mjegullës do të mbretërojë mot kryesisht i kthjellët, gjatë ditës më i butë dhe me diell.
Ditën e diel dhe të hënë do të ketë edhe vransira kalimtare. Nuk parashihen mundësi për të reshura gjatë këtyre pesë ditëve.
Indeksi i cilësisë së ajrit gjatë ditëve të ardhshme do të kaloj në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, shkaku i motit stabil pa qarkullim ajror, që sjell kushte që koncentrimi i ndotësve ajror të mbetet i rritur pranë sipërfaqes tokësore.
17.12 – Përgjatë ultësirave kryesisht me mjegull ose vransira të ulëta, me mundësi për intervale me diell gjatë ditës. Në vise malore kryesisht me diell.
18.12 – Kryesisht me diell. Nëpër ultësira kryesisht me mjegull/vransira të ulëta.
19.12 – Përgjatë ultësirave kryesisht me vransira të ulëta ose mjegull. Në vise malore kryesisht me diell.
20.12 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Orëve të mëngjesit përgjatë viseve të ulëta me mjegull/vransira të ulëta, që vende-vende mund të mbetet edhe gjatë ditës.
21.12 – Kryesisht me vransira. Përgjatë ultësirave mbetet mot kryesisht me vransira të ulëta dhe mjegull.
Temperaturat minimale të ajrit lëvizin nga -1C deri 2C, e temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 10C, mirëpo në pjesët e mbuluara me mjegull do të mbeten më të ulëta dhe do të luhaten nga 3C deri 5C. Nga dita e diel maksimalet në rënie.
Do të fryj erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s.
Shtypja atmosferike shënon rritje graduale lartë mbi vlera normale.