Mot stabil dhe pa të reshura

0
79

Fusha ekstrem të larta barike nga anticikloni “Ekart” që shtrihet nga ishujt Britanik deri mbi rajonin tonë, ditëve në vijim do të favorizojnë mot stabil dhe pa të reshura.

Nga e marta pasdite dhe ditën e mërkurë priten kthjellime.
Sot rryma ajrore të ngrohta nga Mesdheu dhe Europa qëndrore do të rrisin lehtë temperaturat maksimale rreth vlerave mesatare.
Orëve të mëngjesit kishte ngrica, e në vise të ulëta edhe mjegull.

22.01.2020 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica. Në vise të ulëta mundësi për mjegull, që vende-vende mund të mbetet edhe përgjatë ditës. Erë e lehtë nga perëndimi 1-2m/s. Indeksi UV: 2.