Mot më i nxehtë dhe më shumë diell gjatë kësaj jave

0
48

Shtrirja e fushave të presionit të lartë nga Europa perëndimore dhe masave më të ngrohta ajrore, gjatë javës në vijim do të diktojnë mot me më shumë diell, derisa temperaturat maksimale do të shënojnë rritje edhe mbi 30C.
Nga dita e enjte një sistem frontal, nga Europa qëndrore, do t’i afrohet rajonit në pjesët veriore, që do të kushtëzojë mot të ndryshueshëm, por që mbetet nxehtë. Orëve të pasdites me mundësi edhe për rrebeshe shiu me bubullima.
Indeksi i rrezeve UV do të rritet në vlera shumë të larta, ndaj dhe preferohet mosekspozimi më i gjatë në diell orëve të mesditës.

20.07 – Pas mëngjesit të freskët, ditën më ngrohtë, pjesërisht vranët me intervale më të gjata me diell.
21.07 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell. Pasdite pak vransira lokale.
22.07 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.
23.07 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite pjesërisht vranët, me mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.
24.07 – Nxehtë, alternime kthjellimesh dhe vransirash. Pasdite me mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.

Në javët e ardhshme po hyjmë në periudhën më të nxehtë të vitit që mbizotëron në vendin tonë, kështuqë edhe temperaturat gjatë kësaj jave gradualisht do të shënojnë rritje pak mbi vlera mesatare. Temperaturat minimale do të luhaten nga 11C deri në 16C, e maksimalet nga 26C deri 33C.
Era do të fryejë mesatare kryesisht nga verilindja 5-10m/s, e nga dita e enjte e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-6m/s.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje, e më pas do të zbres pak nën vlera normale.