Mot i nxehtë ditëve në vijim

0
36

Nga dita e premte dhe fundjavë, afrimi i një turbullire nga Atlantiku mbi rajon, sjell mot më të paqëndrueshëm, por të nxehtë, me kushte për rrebeshe shiu dhe bubullima. Ditën e shtunë temperaturat pritet të pësojnë rënie të lehtë.
Indeksi i rrezeve UV do të mbetet në vlera shumë të larta.

22.07.2020 – Kryesisht me diell dhe nxehtë. Temperaturat në vise të ulëta 14C deri 32C, e në vise malore 10C deri 23C. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-8m/s. Indeksi UV: 10.
23.07.2020 – Nxehtë dhe kryesisht me diell. Pasdite përreth viseve malore priten zhvillime të vransira, e më vonë me mundësi edhe për riga lokale shiu me bubullimë. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 15C deri 33C, e në vise malore 12C deri 23C. Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme, fillimisht nga jugu e më vonë pasdite nga verilindja 2-8m/s. Indeksi UV: 9.