Mot i ndryshueshëm me reshje lokale shiu

0
64

Dy ditët në vijim mot i ndryshueshëm me reshje lokale shiu. Në fundjavë cikloni nga Italia sjell mot vjeshtor, me shi dhe rënie të temperaturave.
23.09.2020 – Mbi rajonin tonë në ditën e sotme është shtrirë një turbullirë, e cila po i paraprinë depërtimit të një cikloni të fuqishëm që pritet të zhvillohet në gjirin e Gjenovës në veri të Italisë.
Dy ditët e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell e vransira, e priten edhe reshje lokale shiu me bubullima.
Në ditët e fundjavës cikloni nga Italia do të kaloj mbi rajonin tonë, që sjell mot tipik vjeshtor, me të reshura shiu, vende-vende më intenzive. Me kalimin e frontit të ftohtë të këtij cikloni ditën e shtunë, mbi vend do të shtrihen masa të ftohta ajrore të ardhura nga Atlantiku verior, ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme edhe nën vlera mesatare.
24.09 – Pjesërisht me diell. Herët në mëngjes dhe pasdite vende-vende priten reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullima.
25.09 – Në mëngjes kryesisht me diell, në vise të ulëta mundësi për mjegull. Ditën vransirat do të shtohen, vende-vende mundësi për riga lokale shiu. Më vonë në mbrëmje kryesisht vranët me reshje lokale shiu.
26.09 – Më freskët, kryesisht vranët e kohëpaskohe me shi dhe erë. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive, të shoqërura edhe me bubullimë.
27.09 – Pjesërisht vranët. Ditën vransirat do të shtohen, e gjatë mbrëmjes me reshje lokale shiu.
28.09 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 12C deri në 14C, e ditën e diel pritet të zbresin edhe deri në 7C. Maksimalet do të lëvizin ndërmjet 24 deri 27C, në fundjavë zbresin në 16C deri 19C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugperëndimi 3-10m/s, e në fundjavë mesatarisht e fuqishme me hove edhe deri në 15m/s.
Shtypja atmosferike në rënie, deri në fundjavë thellë nën vlera normale.