Mot i ftohtë, ja pse duhet të konsumoni lakrën e kuqe dhe të bardhë

0
469

Lakra është perime me vlera të larta biologjike dhe me vlera të ulëta kalorike, mesatarisht përmban: 92.52 për qind ujë, 1.21 për qind proteina, 0.18 për qind yndyrë dhe 2.3 për qind fibra dietale.

Edhe pse të gjitha llojet e saj janë të shëndetshme, ekzistojnë disa lloje të caktuara lakrash.

Kemi lakrën e gjelbër, të kuqe dhe lakrën kineze.

Studimet kanë treguar se lakra e kuqe përmban më shumë vitamina C se ajo e bardha, ka më shumë antioksidues, për të cilin është vërtetuar se mbron qelizat e trurit.

Ndoshta mënyra më e mirë për ta konsumuar këtë perime është përmes lëngut të saj. Ky lëng është shumë i shëndetshëm, e mund të përgatitet në shumë mënyra.

Nga 100 g lakër duke e shtrydhur fitohen 50 ml lëng. Mund ta pini në kombinim me mollë.

Përveç mollës, lëngut të lakrës mund t’i shtoni një deri dy lugë mjaltë apo ta përzini me lëng karrote. Këshillohet të pini një gotë në ditë./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu