Mot i butë dhe me diell

0
420

Në vendin tonë sot parashihet mot i butë, kryesisht i kthjellët dhe me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull.

Për nesër, Prishtina Weather njofton se do të jetë pjesërisht vranët. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull, e në mbrëmje shtohen vransirat.

Dita e premte do të jetë me mot kryesisht të vranët. Ditën priten reshje shiu, e në vise malore bore, ndërsa në mbrëmje reshjet e shiut mund të përzien edhe me borë.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje të ndjeshme mbi vlera mesatare.

Minimalet do të luhaten nga -1C deri në 1C, e ato maksimale nga 10C deri 13C, e ditën e premte pritet të zbresin në 6C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga veriu dhe jugu 1-4m/s. Shtypja atmosferike do të mbetet e lartë mbi vlera normale./OxygenPress.info