Mot i butë dhe i ndryshueshëm gjatë javës, nga dita e martë, me erë dhe reshje shiu

0
104

Në fillim të javës, fusha më të larta të presionit do të shtrihen mbi rajon, që do të kushtëzojnë mot të butë dhe kryesisht me diell. Nga dita e martë, një vorbull e fuqishme ciklonike që do të formohet mbi Mesdhe, do të depërtojë edhe mbi rajonin tonë, që pritet të sjellë vransira, erëra të forta nga juglindja, e më vonë në mbrëmje dhe gjatë natës edhe reshje shiu.
Në aspektin termik, edhe gjatë kësaj jave vendi ynë mbetet nën ndikimin e rrymave më të ngrohta ajrore nga Mesdheu, që favorizojnë mot të butë dhe temperatura ndjeshëm më të larta nga vlerat mesatare.
Moti i ndryshueshëm dhe i butë, që po mbanë këto ditë, ka ndikuar pozitivisht në vlerat ditore të kualitetit të ajrit të cilat kryesisht janë luhatur rreth vlerave të mira dhe mesatare, duke mos regjistruar tejkalime në vlera të pashëndetshme, që viteve të shkuara në dhjetëditëshin e parë të muajit nëntor ka pasur tejkalime.

11.11 – Butë, kryesisht me diell. Në mëngjes më ftohtë, e në ultësira mundësi për mjegull/mjegullinë.
12.11 – Butë, kryesisht me vransira dhe erë. Pasdite dhe në mbrëmje priten të reshura shiu, që do të vazhdojnë edhe gjatë natës.
13.11 – Herët në mëngjes vazhdojnë reshjet e shiut. Ditën, butë, me vransira dhe erë. Në mbrëmje pjesërisht vranët.
14.11-15.11 – Ditën e enjte, kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu. Ditën e premte, mot i butë, pjesërisht i vranët dhe me intervale më të gjata me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 3C deri në 10C, e maksimalet nga 15C deri në 17C.
Do të fryejë erë e lehtë nga verilindja-lindja 1-3m/s, e nga dita e martë do të fryejnë erëra të forta nga juglindja, me hove deri në 15m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale, e ditën e mërkurë do të pësojnë rënie të thellë nën këto vlera.