“Mos u krekos, e mburr se ishim shokë, unë lartë në qiell, e ti zvarranik në Tokë”

0
245

Nga Ismet Potera, gusht 2020

Amaneti i Dëshmorit!

Mos u përqurr mbi varrin tim,
Në përvjetor,
Nuk është ky amaneti im.
Puno për atë që rashë- Çdo ditë e orë
Se unë vëzhgoj nga Qielli
Nuk jam në Tokë.
Mos mërdhijë duart mbi mermerin tim,
Mos merr poza- para tij
Ky nuk ishte amaneti im, o njeri!
Mos u krekos, e mburr se ishim shokë,
Unë lartë në Qiell, e ti-
Zvarranik në Tokë.