Mos të harrohet Srebrenica

0
122

Më 9 korrik 1995 trupat serbe boshnjake të udhëhequra nga gjenerali Ratko Mladiç hynin në enklavën myslimane të Srebrenicës, zonë e deklaruar e mbrojtur nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Më 11 korrik u vranë me mijëra civilë, e brenda pak ditësh nga 11 deri më 18 korrik të të njëjtit vit, u ekzekutuan mizorisht rreth 8000 meshkuj myslimanë të Bosnjës.

Masakra e vitit 1995 në zonën e Srebrenicës të mbrojtur nga OKB-ja ishte krimi më i rëndë në Evropë që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Sipas dëshmive të të mbijetuarve dhe sipas akuzës së Gjykatës Penale Ndërkombëtare (TOI) për ish-Jugosllavinë, burrat dhe të rinjtë myslimanë u ekzekutuan me gjakftohtësi, ndërsa trupat e tyre pastaj u varrosën nëpër varreza masive. Me mijëra civilë u arratisën në qendrat e banuara përreth Srebrenicës.

Para 24 vjetësh, Srebrenice ishte nën mbrojtjen e OKB-së e strehonte shumë refugjatë të zonave të afërta, në ikje nga lufta.

Urdhrat e Radovan Karadzic, asokohe president i republikës Serbe të Bosnjës janë të qarta:

“Të krijohen në Srebrenicë një situatë pasigurie e dëshpërimi të skajshëm ”.  Atëherë, gjenerali Mladic vendos ta boshatis qytetin prej banorëve të vet, gratë e fëmijët deportohen, ndërsa burrat e djemtë vriten.

Më 11 korrik 2010, Parlamenti evropian themelon “Ditën e memories për viktimat e gjenocidit të Srebenicës”. Mladic arrestohet më 26 maj 2011, pas 15 vjetësh. Akuzohet për gjenocid e krime kundër njerëzimit.

Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë, e shpalli fajtor dhe e dënoi me burgim të përjetshëm ish-komandantin e serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiç, nën akuzat për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.