Mos shkoni me veturë te stadiumi “Fadil Vokrri” do ju konfiskohet

0
566

Federata e Futbollit e Kosovës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Bullgari, që zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në orën 20:45, fton të gjithë qytetarët që i kanë të parkuara veturat përreth stadiumit në vende të pacaktuara për parking, që t’i largojnë ato sa më shpjet.

Në fakt këtë kanë mundur ta bëjënë më së largu deri të hënën në mëngjes në orën 07:00.

Çdo veturë e mbetur pas kësaj periudhe, ka filluar të konfiskohet nga kompanitë përgjegjëse për largimin e veturave.

FFK-ja kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe beson në bashkëpunim të ndërsjellë, pasi e gjithë kjo bëhet me qëllim të organizimit sa më të mirë dhe sigurisë në stadium./Oxygenpress.info