“Mos guxoni të luani me plagët e Sarandës dhe gjithë Kosovës”

0
441

Nga Donika Shahini Lami, psikologe

Me Sarandën janë e gjithë Kosova. Nuk ka nevojë që në emër të “mbështetjes” apo akuzës, të bëni lojën tuaj me politikat e mbrapshta!
Mos guxoni të luani me plagët e Sarandës dhe gjithë Kosovës. Po i vrisni për së gjalli!
Luftëtarët e lirisë, dëshmorët dhe viktimat e luftës janë në zemrat dhe mendjen e çdo njeriu normal sot dhe gjithmonë.
Populli është lodhur nga nxitësit, mediat, gazëtarët koti, politikanët, qeveritarët, deputet dhe analistët injorantë dhe dashakqinjë.
Të pacipë e t’poshtër. Kaq!
Shumica prej tyre kanë nevojë për trajtim psikologjik e psikiatrik. Gjuhë denigruese e aspak parlamentare. Debat degradues, ofenduese që pothuajse e dëgjojmë në çdo seancë të Kuvendit të Kosovës, nga të zgjedhurit tonë!
Rastet e fundit kur disa deputetë përdorin fyerje nga më të ndryshmet dhe më poshtëruese, biles edhe grushtat, vënë në pah mungesën themelore mbi njohjen e rregullave të debatit, në veçanti atij parlamentar me replika shterpë, krejtësisht monotone dhe pa përmbajtje cilësore.
Mënyra sesi komunikojnë deputetët tregon se kanë një deficit të kulturës gjuhësore, të komunikimit dhe të mirësjelljes. Kjo po duket se po vjen edhe prej një vetëbesimi të tepruar të tyre, por që në thelb bazën e ka te mospërgatitja e tyre profesionale, duke u bazuar në faktin se një pjesë dërrmuese e tyre as që e meritojnë atë vend. Paraqiten me një vetëbesim të pabazuar, me informata të paverifikuara dhe me nivel krejtësisht joadekuat pra për pozitat e tyre.
Njëfarë ‘autoritarizmi’ prapa të cilit fshihen, me arrogancën prej pushtetari dhe krejtësisht të dëmshme për mesazhet që përçojnë. Për këtë gjuhë kaq degraduese që janë duke e përdorur ata japin shembullin më të keq dhe më të dëmshëm për Kosovën!
Të menduarit normal, shpeshherë u mungon të zgjedhurve tanë. Qeveritarët dhe deputetët tanë i karakterizon një gjendje psikike jostabile.
Diskursi dhe sjelljet, me të cilat përfaqësues të caktuar të partive politike shërbehen në paraqitje publike reflekton mungesën e kulturës dhe intelektualizmit në politikë.
Lene Sarandën rehat në luftën e saj për shtet normal e drejtësi. Saranda është historia jonë që e paguam me gjak.

Saranda Bogujevci

është krejt Kosova!

Sa merreni ma “mbështetje falso”, kontriboni aty ku i keni uzurpuar vendet e punës, në mënyrë që të kërkohet drejtësi për secilën zemër që ka pushuar së rrahuri si pasojë e luftës, vrasjeve dhe masakrave, gjenocidit ndaj tyre, por edhe atyre zemrave që rrahin për të folur, dëshmuar dhe mbrojtur të vërtetën!