“Mos bjerë në dashuri me një grua që……”

0
2005

Mos bjerë në dashuri me një grua që lexon,

me një grua që ndjenë shumë,

me një grua që shkruan.

Mos bjerë në dashuri me një grua të kulturuar

magjistare, delirante, të çmendur.

Mos bjerë në dashuri me një grua që mendon,

që di të dijë dhe përveç kësaj është në gjendje të fluturojë,

e një gruaje që ka besim në vetvete.

Mos bjerë në dashuri me një grua që qesh

ose qan duke bërë dashuri,

që di ta transformojë frymën e saj në epsh

madje edhe më shumë,

me një grua që e do poezinë (ato janë më të rrezikshmet),

ose me një grua që mund të qëndrojë gjysmë ore pērpara një pikture

ose që nuk mund të jetojë dot pa muzikë.

Mos bjerë në dashuri me një grua të thellë, të gjallë, të kthjellët, rebele, që s’njeh tabu.

pasi kurrë nuk ndodh që të biesh në dashuri me një grua të kësisojtë.

Sepse nëse bie në dashuri me një grua të tillë,

edhe nëse ajo qendron me ty ose jo, edhe nëse të do apo jo,

pak rëndësi ka sepse nga një grua e tillë,

nuk ka më kthim prapa.

Kurrë.

Poezi nga Martha Rivera-Garrido