Morata shqetëson tifozët e Chelseas

0
25

Alvaro Morata është njëri nga sulmuesit prej të cilëve kanë pritur më shumë tifozët e Chelseas. Mirëpo, spanjolli nuk ka treguar formë konstante, madje së fundi është vënë në shënjestër të kritikave edhe për një fakt tjetër.

Italiani Filippo Inzaghi ka qenë i famshëm për qëndrimet e tij “offside” në fushë, aq sa Sir Alex Ferguson është shprehur më herët me shaka: ky djalë duhet të ketë lindur “offside”. Por SuperPippo ndoshta duhet të fillojë të shqetësohet, sepse ka një rival të drejtpërdrejtë në Premier League.

Në ndeshjen kundër Tottenhamit doli në pah një problem shumë i madh te Chelsea. Alvaro Morata shpesh kapet përtej vijës së mbrojtësve kundërshtarë. Sa shpesh? Duke konsideruar statistikat e publikuara nga TalkSport, duhet thënë që shumë shpesh.

Spanjolli dominon në kategorinë e vogël të lojtarëve që kanë më shumë “offside”. Plot 18 herë, sulmuesi i Chelseas është kapur në pozicion jashtë loje. Lojtarët e Bournemouthit, aktualisht të tetët në Premier League, të gjithë së bashku janë fërshëllyer 16 herë për “offside” në 12 ndeshje, dy më pak se Morata, i vetëm.

Një gjë e tillë i ka shqetësuar fansat e Chelseas, të cilët kanë nisur edhe të japin propozime sesi ky problem mund të zgjidhet. Dikush ka bërë një video që i shpjegon 25-vjeçarit rregullat e një sulmi të drejtë, disa të tjerë sugjerojnë që Sarri të kalojë më tepër me spanjollin në qendrën sportive të Chelseas për t’i shpjeguar se si duhet të pozicionohet në një aksion.OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu