Modric më i miri, kjo i ndodhi Ronaldos

0
42

Në dhjetë vjetët e fundit, lufta për epitetin e më të mirit në botën e futbollit është zhvilluar ndërmjet dyshes Lionel Messi – Cristiano Ronaldo.

Ky “rregull” ka ndryshuar sivjet, pasi kroati Luka Modric e ka thyer hegjemoninë e sundimit të dyshes së përmendur më lart.

Federata e Historisë dhe Statistikave në Futboll (IFFHS) zgjodhi Luka Modricin, kapitenin e kombëtares kroate si më të mirin në vitin 2018.

Nënkampioni i botës me përfaqësuesen kroate ia doli të marrë më shumë pikë në vlerësimin e bërë, duke lënë pas argjentinasin Lionel Messi dhe belgun Eden Hazard.

Ndërkohë, juria prej 90 ekspertësh nga e gjithë bota vendosi të lërë jashtë podiumit portugezin Cristiano Ronaldo, diçka që nuk ka nodhur një kohë të gjatë.

Sa i përket trajnerit më të mirë, këtu nuk ka pasur dilemë, pasi ky epitet i takoi përzgjedhësit të kombëtares franceze, Didier Deschamps i cili fitoi titullin kampion bote me Francën./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu