“Mjeku Ali Zatriqi i dha gjak drejt nga dora e tij Mujë Krasniqit kur u plagos”

0
406

Hanëmshahe Ilazi që ishte pjesë e luftës së UCK-së në logjistikë ka treguar një detaj shumë interesant të kohës së luftës.

Ajo ka furnizuar spitalin ushtarak në Likoc me barna, instrumente kirurgjike, veshmbathje, ushqim e pajisje të tjera.

Luftën e fundit në Kosovë e quan më të pabarabartë që mbahet mend diku në botë.

“Nuk duhet të harrojmë të kaluarën, sepse historia përsëritet”, thotë ajo.

Flet për mjekët e kohës së luftës e thotë se ata kanë punuar shumë dhe kanë shpëtuar shumë jetë, mes tyre përmend Fadil Bekën, për të cilin thotë se duhet shpallur hero të gjallë.

“Ali Zatriqi, mjeku, kam qenë aty prezent, kur është plagosur Mujë Krasniqi – Kapuqi, dhe Zatriqi ishte rrugës, kur arriti tha; nuk kam nevojë për analiza; dhe i dha gjakun e tij direkt nga dora e tij. Qe shëruar atë kohë Muja, shkoi jahstë vendit por pastaj ra gjatë luftës kur u kthye në atdhe”, tregon Hanëmshahe Ilazi.

Ajo thotë se duhet dënuar ata që kanë fryerë listat e veteranëve, e që sipas saj, komandatët e dijnë saktë kë e kanë pasur pjesëtarë e kë jo.

Ilazi ka certifikatën e veteranës, si pjesë e ligjistikës, por nuk merr pensionin, ngase ka zgjedhur penisonin e punës që bëri për rreth 30 vjet në arsim.

Asaj së voni i janë larguar ankthet e natës, kur i dilnin fytyrat, viktikat dhe gjithë ngjarjet që kishte parë gjatë luftës në Kosovë, pra krimet e serbëve mbi popullin e pafajshëm civil./Oxygenpress.info