Mjekja suedeze e kthen prapa çmimin Nobel që e fitoi para 30 viteve: Për shkak të Handkes, adhuruesit të Millosheviqit

0
312

Mjekja suedeze, Christina Doctare, e ka kthyer prapa çmimin Nobel për shkak të shkrimtarit austriak Peter Handke, i cili fitoi atë këtë vit dhe shkaktoi pakënaqësi të mëdha dhe fyerje nga akademia suedeze për viktimat e luftës në Kosovë dhe Bosnje.

 

Handke i cili njihet si adhuruesi i krimineli Slobodan Milosevic dhe përkrahës i madh i tij, ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha në Kosovë pasi akademia suedeze i dha çmimin Nobel atij.

Një reagim të tillë e ka bërë sot edhe mjekja suedeze Christina Doctare, e cila ka kthyer prapa çmimin Nobel të fituar në 1988, për shkak se një i tillë ju dhurua një njeriu si Handke.

“Për sa kohë që unë jetoj, unë do të dëshmoj se e vërteta e një lufte të tmerrshme nuk do të ekuilibrohej kurrë,” shtoi Doctare, shkruan Al Jazeera, transmeton Metro.

Po ashtu ceremonia e dhënies së këtij çmimi u bojkotua nga  nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia Veriore, Shqipëria dhe Turqia.

Protestat pati përpara ceremonisë zyrtare të ndarjes, ato u mbajtën para Qendrës Memoriale Potocari në Srebrenica, dhe më vonë në kryeqytetin Suedez.